Skip to content
Politikë

Agron Çela flet nga SPAK-u: Nuk di gjë për çështjen CEZ-DIA

· 1 min lexim

Deputeti i Partisë Socialiste, Agron Çela i cili e nisi ditën sot në SPAK, ka dalë nga Prokuroria e Posaçme pas thuajse dy orësh.

Ai në një prononcim të shkurtër për mediattha se nuk ishte thirrur për dosjen “CEZ-DIA”. Madje ai mohoi përballë gazetarëve se njeh Kastroit Ismajlajn dhe se me Ilir Metën ruan raporte shumë të mira.

“Isha për punët e mia. Kastriot Ismailajn nuk e njoh, kush është ky. Nuk di gjë për dosjen CEZ-DIA. Me Ilir Metën kam marrëdhënie shumë të mira”, është shprehur Çela për mediat.