Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

A duhet të dënohet Policia për mashtrim publik?

15:34 06/04/2025
Reading Time: 2 min lexim

Nga Lutfi Dervishi

Në çdo vend normal kjo do të kishte ndodhur prej kohësh.
Nuk është një rast e dy, por mashtrimi është bërë rrugë, është bërë vijë sjellje.

1. Rasti i Elbasanit në zgjedhje.
Një vrasje në mes të ditës, në mes të fushatës, dhe drejtori i përgjithshëm i policisë gënjen publikisht, gënjen live dhe nuk ndodh asgjë. Fraza “nuk ka patur materiale zgjedhore” do të mbetet epitafi i “paanësisë” së policisë në zgjedhje. Dhe gënjen, sepse e vërteta nxjerr keq partinë në pushtet.
Për këtë mashtrim publik nuk ndodhi asgjë.

2. Djali i mitur te Liqeni gjatë kohës së pandemisë.
Ndalohet një adoleshent me biçikletë. Jo vetëm që dhunohet, por policia e shet aktin e vet të dhunës si sukses.

3. Nëna që po “luante” me armë lodër.
Një fotografi e nënës së djalit të “kapur” me biçikletë, ku ajo (aktore) ka pozuar me një armë lodër paraqitet si shembulli i prindit që nuk di të rrisë fëmijët. Në çdo vend serioz, kjo quhet shpifje dhe deformim i opinionit publik.
Tek ne, është njoftim standard i Policisë së Shtetit.

4. Arma në dorën e djalit të vrarë në Laprakë.
Për të ndërtuar imazhin e një “të dyshuari të rrezikshëm”, policia manipulon vendngjarjen ku vrau të riun.
Manipulim. Vrasje. Pengim i drejtësisë.

Dhe për ta çuar cinizmin zyrtar deri në fund, rrugës së vendngjarjes i vendoset emri i viktimës.

5. Grumbullimi para SPAK-ut nga simpatizantët e kryebashkiakut.
Një ngjarje e paralajmëruar gjithë ditën, policia thotë: “Grumbullim spontan”; “Nuk kishim njoftim”.
A ka pasur ndonjë ndalim për këtë? Jo.
Sepse kur i shërben pushtetit, edhe ligji mbyll sytë.

6. Arrestimet e “bujshme” jashtë shtetit.
Në fakt janë kontrolle të rastësishme nga policia lokale, por mediat furnizohen me “lajme” të përpunuara ku shkruhet:
“Operacion i përbashkët policor falë shkëmbimit të inteligjencës”.
Inteligjencë? Nuk ka fyerje me të madhe për këtë fjalë.

Lista vazhdon… dhe ne vazhdojmë të mashtrohemi sistematikisht.
Policia nuk është thjesht e paaftë në komunikim, ajo është bërë një mjet propagandistik, që në rastin më të mirë justifikon dhunën dhe në rastin më të keq e prodhon vetë atë.

Në vend që të hetojë ngjarjet, policia vret mendjen se si do t’i shesë ato në media.
Në vend që të ruajë rendin, ajo ruan imazhin e vet duke shtrembëruar realitetin.

Kjo nuk është policia e një shteti demokratik.
Është një strukturë që përdor shkopin dhe gënjeshtrën me të njëjtën lehtësi.

Po, policia duhet të dënohet për mashtrim publik. Sepse kur një trupë e armatosur përdor gënjeshtrën si armë, ajo bëhet më e rrezikshme se çdo bandë. Dhe kur e vërteta deformohet me qëllim nga ata që duhet ta mbrojnë, atëherë qytetari mbetet i pambrojtur, jo nga krimi, por nga vetë shteti.

Etiketa: policia e shtetit

Të lidhura

Operacioni “USDT-1”/ Arrestohen 17 persona në Tiranë dhe Shkodër
Aktualitet

Fier/ Tentuan të kultivonin kanabis, arrestohet autori

Policia e Fierit ka goditur një tjetër rast të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, si pjesë e operacionit kombëtar...

09:58 06/06/2025
Ndërhyrjet në ish-burgun e Spaçit, ministria: Është krijuar një ‘tymnajë’ e panevojshme
Aktualitet

Ndërhyrjet në ish-burgun e Spaçit, ministria: Është krijuar një ‘tymnajë’ e panevojshme

Reagimi i Ministrisë për filmin e Revoltës së Spaçit: Nuk po cenojmë kujtesën historike, por po e ruajmë atë Ministria...

09:46 06/06/2025
Para
Gjenocidi me sigurinë ushqimore në Shqipëri: 2.9 milion litra vaj palme në qumësht

Gjenocidi me sigurinë ushqimore në Shqipëri: 2.9 milion litra vaj palme në qumësht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Operacioni “USDT-1”/ Arrestohen 17 persona në Tiranë dhe Shkodër

Fier/ Tentuan të kultivonin kanabis, arrestohet autori

09:58 06/06/2025
Ndërhyrjet në ish-burgun e Spaçit, ministria: Është krijuar një ‘tymnajë’ e panevojshme

Ndërhyrjet në ish-burgun e Spaçit, ministria: Është krijuar një ‘tymnajë’ e panevojshme

09:46 06/06/2025
Zjarr në qendrën e azil-kërkuesve në Babrru, evakuohen banorët

I moshuari harroi sobën ndezur, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

09:23 06/06/2025
Tre shqiptarët grabitën një farmaci, tentuan të arratiseshin, por u përplasën me automjetin e një polici

Tre shqiptarët grabitën një farmaci, tentuan të arratiseshin, por u përplasën me automjetin e një polici

09:11 06/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.