Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

27 vjetori i masakrës së Reçakut, William Walker: Reçaku i tregoi botës të vërtetën e Kosovës

20:10 15/01/2026
Reading Time: 2 min lexim
Screenshot

Screenshot

Njëzet e shtatë vjet më parë, në fshatin Reçak të komunës së Shtimes, u shënua një nga krimet më të rënda të luftës në Kosovë. Më 15 janar 1999, 45 civilë shqiptarë u vranë mizorisht nga forcat paramilitare serbe, në një ngjarje që tronditi opinionin ndërkombëtar dhe u kthye në pikë kthese për konfliktin në Kosovë.

Masakra u bë e njohur për botën pas reagimit të menjëhershëm të shefit të atëhershëm të Misionit Verifikues të OSBE në Kosovë, William Walker. Pasi pa nga afër trupat e pajetë të civilëve, Walker ngriti alarmin për krime të rënda kundër njerëzimit që po kryheshin ndaj shqiptarëve, duke e cilësuar ngjarjen si masakër dhe duke kërkuar reagim të menjëhershëm ndërkombëtar.

Rreth tre dekada më vonë, në Akademinë Përkujtimore kushtuar viktimave të Reçakut, Walker deklaroi se, po t’i thoshte dikush 27 vjet më parë se Kosova do të ishte një shtet i lirë dhe i pavarur, nuk do ta besonte.

“Para 27 vjetëve, vizitova Reçakun për herë të parë dhe për 27 vjet fola për atë që kishte ndodhur dhe që pashë atë ditë. Po të më thoshte dikush që pas kaq vitesh do të isha para një vendi të pavarur do të thosha ‘je i çmendur’”, u shpreh ai.

Ambasadori theksoi se ishte Reçaku ai që i tregoi botës të vërtetën e Kosovës dhe shtoi se shumë vende u rreshtuan në krah të saj për të mbështetur këtë të vërtetë. Sipas tij, reagimi ndërkombëtar pas Reçakut rriti presionin ndaj regjimit serb dhe e bëri të pashmangshme ndërhyrjen ndërkombëtare.

Më herët, në përkujtimin e 25 vjetorit të masakrës, Walker bëri edhe një deklaratë personale, duke lënë amanet që pas vdekjes të prehet në Kosovë. Në një intervistë për “Kanal 10”, ai tha se kjo është dëshira e tij e fundit.

“Unë do të isha shumë i lumtur. Kam thënë se kur të vdes, dua të varrosem këtu dhe kjo është dëshira ime. Isha me disa kosovarë duke biseduar dhe thashë me vete se dua të varrosem këtu”, deklaroi ish ambasadori i OSBE-së.

Walker u shpreh gjithashtu se ndihet krenar që ndodhet në mesin e familjarëve të viktimave të Reçakut, duke theksuar lidhjen e veçantë që ka krijuar me Kosovën ndër vite.

Masakra e Reçakut mbetet një nga momentet më kritike të konfliktit në Kosovë. Raportimi dhe dëshmia publike e William Walker për vrasjen e 45 civilëve rriti ndjeshëm presionin ndërkombëtar dhe kontribuoi në intensifikimin e ndërhyrjes së NATO-s me bombardimet ajrore kundër forcave serbe. Kjo ndërhyrje çoi më pas në përfundimin e Luftës së Kosovës në vitin 1999 dhe në largimin e forcave serbe nga territori i Kosovës.

Roli i William Walker në dokumentimin dhe denoncimin e krimeve të luftës në Reçak mbetet një nga dëshmitë më të forta të nevojës për ndërhyrje ndërkombëtare në mbrojtje të popullsisë civile dhe ndalimin e shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut.

Të tjera

Memaliaj/ Shpërthim tritoli në banesën e administratorit të Qesaratit, autorët djegin ‘Range Rover’ dhe zhduken në këmbë
Aktualitet

Memaliaj/ Shpërthim tritoli në banesën e administratorit të Qesaratit, autorët djegin ‘Range Rover’ dhe zhduken në këmbë

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Toç, në Memaliaj, duke shënjestruar...

11:11 06/04/2026
Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji
Aktualitet

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

Konkursi për drejtimin e Shërbimit të Onkologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” po shoqërohet me dyshime serioze për paracaktim...

19:44 03/04/2026
Para
A nuk është kjo një formë e kolerës?

A nuk është kjo një formë e kolerës?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Memaliaj/ Shpërthim tritoli në banesën e administratorit të Qesaratit, autorët djegin ‘Range Rover’ dhe zhduken në këmbë

Memaliaj/ Shpërthim tritoli në banesën e administratorit të Qesaratit, autorët djegin ‘Range Rover’ dhe zhduken në këmbë

11:11 06/04/2026
Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

19:44 03/04/2026
“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

13:52 03/04/2026
Abuzim i rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari abuzon me 10-vjeçarin në prani të të miturve dhe arratiset drejt Greqisë

Abuzim i rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari abuzon me 10-vjeçarin në prani të të miturve dhe arratiset drejt Greqisë

13:37 03/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.