Skip to content
Kryesore

EMRI/ Ra nga kantieri i ndërtimit, 62-vjeçari përfundon në koma

· 1 min lexim

Një 62-vjeçar ka rënë nga kantieri i ndërtimit ditën e djeshme në Sarandë. Mësohet se i moshuari Servet Ziflaj fillimisht u dërgua në spitalin e Sarandës, ndërkohë që ngjarja u mbajt e fshehtë nga autoritetet.

Por për shkak se gjendja e 62-vjeçarit u përkeqësua dhe ra në koma, sot ka dal lajmi për aksidentin në kantier ndërtimit. Ziflaj është transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.