Një 62-vjeçar ka rënë nga kantieri i ndërtimit ditën e djeshme në Sarandë. Mësohet se i moshuari Servet Ziflaj fillimisht u dërgua në spitalin e Sarandës, ndërkohë që ngjarja u mbajt e fshehtë nga autoritetet.
Por për shkak se gjendja e 62-vjeçarit u përkeqësua dhe ra në koma, sot ka dal lajmi për aksidentin në kantier ndërtimit. Ziflaj është transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.