Skip to content
Të Gjitha

Emri/ Ky është kreu i ri në Prokurorinë e Apelit të Krimeve të Rënda

· 1 min lexim

Altin Dumani do të jetë drejtuesi i ri në Prokurorinë e Apelit të Krimeve të Rënda, pas miratimit nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP).

Altin Dumani, përmes një votimi unanim u caktua përkohësisht si drejtues në Prokurorinë e Apelit të Krimeve të Rënda.

Ai zëvendëson në këtë detyrë Artan Bajramin që u shkarkua nga KPK në kuadër të vetting-ut.

Gjithashtu KLP miratoi caktimin e prokurorit Ardjan Nezha në Prokurorinë Pukë si dhe Rozeta Qirjaqi u caktua drejtuese në Prokurorinë e Apelit Korçë.