Ditën e sotme Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një konferencë për gazetarët tha se rreth lajmeve se emri i tij ka dalë si ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit është bërë vetëm për ta goditur atë politikisht.
Meta tha se shumë shpejt do të provohet që kjo është pjesë e një axhende anti kombëtare të Edi Ramës. Më tej Meta tha se Rama ka urdhëruar ka garantuar një mbrojtje për N. L dhe ish shiksin A.H të cilët në bashkëpunim me persona të tjerë kanë manipuluar dosjen e qytetarit F.T i cili është edhe shtetas amerikan
Meta: Tao Tao, është një njeri vërtet që na shton edhe humorin, pavarësisht se përfshirjet etij me grupet kriminale kanë sjellë shumë drama dhe probleme aq sa partia e tij e spostoi nga Elbasani. Kam një kundërshtim shumë serioz për Tao Taon, sepse duhet ti dalim për zot disa negociatave që t jemi para me këtë qeveri. Parlamenti të mblidhet që tani meqë ishte tromaksur zonja Lindita e parlamentit.
Unë jam shtetar dhe duam s’duam është si është ky parlament, një qamet i vërtetë, jemi një hap përpara sepse ka një opozitë të vërtetë Të mblidhemi qe sot por Tao Tao duhet ti thotë shefit të tij që në Greqi për shkak se ishte përgjuar një drejtor dha dorëheqjen, sekretari i përgjigjëm dje doli kryeministri dhe bëri autokritike. Në rastin e IM të Tao Tao…
Provohet shumë qartë që në kohën kur ka qenë Ilir Meta Presidenti i republikës, shefi i ‘tao taos’ ka urdhëruar ka garantuar një mbrojtje përbashkepunetorin e Sigurimit N. L dhe ish shiksin A.H të cilët në bashkëpunim me persona të tjerë kanë manipuluar dosjen e qytetarit F.T i cili është edhe shtetas amerikan. Nëse nuk tromakset Lindita Nikolla do të tronditen senatorët atje sesi guxohet edhe pas 30 vitesh manipulohet në mënyrë kriminale e një të riu 19-vjeç tani qytetar i lirë amerikan vetëm për të goditur politikisht Presidentin e Republikës. Manipulimi ka ndodhur para 25 korrikut. Përmasat e këtij skandali do të jenë për Edvin Kristaq Ramën.
Ai ka tejkaluar çdo vijë të kuqe, por edhe vijat e zeza dhe çdo njeri që ka një foto me Edvinin do ta ketë për turp dhe shumë shpejt do të grisë atë. Do të shkoj vetë në Parlament, në seancë plenare dhe ata t’i sjellin të gjithë këta N. L, A.H apo të tjerë. Kjo është pjesë e një axhendë anti kombëtare. Që sot të mblidhet parlamenti, ta zgjidhim, sepse në shtator kemi shumë punë të tjera. Mbase kjo e qetëson edhe Linditën të bëjë pushime tamam se Tao Tao e di mirë se kjo është trillim.
Ilir Meta ka bërë gabim që i ka toleruar kaq shumë këta mostra sepse nuk e ka menduar kurrë që do të arrinin deri këtu.