Skip to content
Kryesore

EMRAT/ Dhunuan një person në Sarandë, arrestohen babë e bir

· 1 min lexim

Gëzim dhe Rodrik Bejko, babë e bir janë vënë sot në prangat e policisë në Vlorë pasi akuzohen se kanë dhunuar një person në Sarandë. Gjithashtu të arrestuarit kanë dëmtuar pajisjet elektrike dhe linjën e energjisë elektrike të biznesit të A.V. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur për motive banale.

 Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Komisariati i Policisë Sarandë arrestoi shtetasit Gëzim Bejko 52 vjeç, dhe Rodrik Bejko 27 vjeç, të dy banues në Sarandë, pasi dyshohet se ditën e djeshme, për motive të dobëta, kanë goditur me grushte dhe me sende të forta, shtetasin A. V., si dhe kanë dëmtuar disa pajisje elektrike dhe linjën e furnizimit me energji elektrike të biznesit të këtij shtetasi.

Materialet i kaluan prokurorive, për veprime të mëtejshme.