Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Emërohet brenda 24 orëve drejtori i ri për Parandalimin dhe Pastrimin e Parave (Emri)

18:31 22/06/2022
Reading Time: 2 min lexim

Ditën e sotme është shkarkuar nga detyra e drejtorit të Përgjithshëm të Parandalimit dhe Pastrimit të Parave, Elvis Koçi. Ai është është larguar nga detyra për arsye që ende nuk janë bërë të ditura zyrtarisht.

Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, dhe në vendin e tij mësohet se është emëruar, Iris Ago. Vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë pas botimit në fletoren zyrtare.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 21, të ligjit nr.9917, datë 19.5.2008, “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave. Vendosi: 1. Z. Elvis Koçi, drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, lirohet nga kjo detyrë. 2. Znj. Iris Ago emërohet drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare””, thuhet në VKM.

Drejtoresha e emëruar Iris Ago ka mbaruar studimet e larta për Financë-Kontabilitet. Ajo rezulton të ketë mbajtur një sërë postesh drejtuese në administratën shtetërore ndër të cilat ka mbajtur pozicionin Këshilltar në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, më herët Drejtoreshë në Drejtorinë e Tatimpaguesve të Mëdhenj nga viti 2020 deri në vitin 2021.

Ndërkohë që gjatë periudhës 2017 – 2020 ka drejtuar Drejtorinë e Kontrollit Tatimor, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe në vitet 2016 – 2017 ka mbajtur detyrën e Këshilltarit pranë Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve.

Iris Ago ka lindur në Tiranë 1987. Ka përfunduar studimet e larta në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, dega Financë-Kontabilitet gjatë periudhës 2005-2009, më tej ka vazhduar studimet Master Shkencor VITET, pranë Universitetit Europian të Tiranës, si dhe zotëron titullin MSc Bankë dhe Sigurime.

Ago ka një karrierë të gjatë në fushën e financave. Ajo ka ushtruar profesionin e saj si konsulente financiare, koordinatore dhe në menaxhimin e projekteve të ndryshme në sektorin privat prej vitit 2009 deri në 2016-ën. Gjithashtu ka përvojë dhe ekspertizë të thelluar në fushën e konsulencës financiare; tatimore dhe kontabilitetit për kompanitë të sektorëve të ndryshëm; këshillim për fondet e investimeve; planifikim marketingu; studime fizibilitetiti; studim tregu; plan biznesi; konsultim për marrëdhëniet e shoqërisë me institucionet financiare për kreditim ose financim; konsultim për marrëdhëniet e kompanisë me sektorin publik. Pjesë e rëndësishme e detyrave gjatë përvojës në sektorin privat ka qenë dhe angazhimi në disa projektë strategjike, si ai i gazsjellësit TAP.

 

Është trajnuar mbi Standardet Kombëtare dhe Ndërkombëtare të Kontabilitetit (SKK & IFRS), Sfidat e Lidershipit në Shqipëri organizuar nga Universiteti George ëashington, si dhe ka kontribuar në programin e “Doing Business” për vite me radhë. Ajo zotëron gjuhët anglisht dhe italisht.

Kujtojmw se sot u sekuestruan 2 milion euro nw pasuri një 39-vjeçari në Tiranë.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet
Aktualitet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt. Kjo duket te reagimi i pushtetit, te debati publik, te vëmendja jashtë vendit dhe te fakti...

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës
Aktualitet

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Pak ditë më parë deputeti demokrat Belind Këlliçi ngriti alarmin se tregu mediatik në Shqipëri po kërcënohet nga një monopol...

14:52 22/06/2026
Para
Bilanci i COVID-19 në Shqipëri, sa raste të reja regjistrohen gjatë 24 orëve të fundit

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri, sa raste të reja regjistrohen gjatë 24 orëve të fundit

Lajmet e fundit

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

14:05 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English