Skip to content
Politikë

Emërohet anëtari i ri i Këshillit Drejtues të Kadastrës

· 1 min lexim

Me vendim të Këshillit të Ministrave, Eduard Ahmeti është emëruar anëtar i ri i Këshillit Drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si përfaqësues i Ministrisë së Drejtësisë.

Ky vendim vjen pas lirimit nga detyra të Ismail Shehut, i cili mbante më parë këtë pozicion.

VENDIMI:

Vendim për Lirimin dhe emërimin e një anëtari të këshillit drejtues të agjencisë shtetërore të kadastrës

Në mbështetje të nenit 100 të kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 8, të ligjit nr.111/2018, “për kadastrën”, me propozimin e kryeministrit, këshilli i ministrave

vendosi:

1. Z. Ismail Shehu, anëtar i këshillit drejtues të agjencisë shtetërore të kadastrës, përfaqësues i ministrisë së drejtësisë, lirohet nga kjo detyrë.

2. Z. Eduard Ahmeti emërohet anëtar i këshillit drejtues të agjencisë shtetërore të kadastrës, përfaqësues i ministrisë së drejtësisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “fletoren zyrtare”.