Emergjenca Koronavirs/ Manastirliu: “Pezullohen operacionet e planifikuara”

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Autoritetet shqiptare kanë nisur menjëherë marrjen e masave të para që prej identifikimit të dy personave të parë të identifikuar me Koronavirus në vendin tonë, babë e bir 54 dhe 28-vjeç, të vendosur në karantinë në spitalin Infektiv në QSUT.

 Në një konferencë për mediat, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftoi se për shkak të situatës së krijuar, do të anulohen operacionet e planifikuara, me përjashtim të atyre që përfshijnë patologji malinje.

“Sot kemi marrë vendim për kufuzimin e ndalimin ndërhyrjeve operatore të planifikuara duke përjashtuar ndërhyrjet për patologjitë malinje. S’do ketë asnjë ndalim sa i përket shërbimeve kirurgjikale të urgjencave, që do vijojnë në normalitet. Këto masa nuk cënojnë aspak shëndetin e qytetarëve por vendosim rregulla për të përforcuar masat pa cënuar shërbimin dhe duke ofruar garanci për ata që janë në nevojë. Shtetasit që hyjnë në Shqipëri dhe vijnë nga zonat e kuqe që do vetëkarantinohen në banesat e tyre për 14 ditë”, u shpreh Manastirliu.

Ndër masat e tjera të marra brenda orëve të para pas publikimit të dy rasteve të para, përfshihet pezullimi i mësimit për dy javë, pezullimi i udhëtimeve nga ajri dhe nga deti me zonat e nxehta në Itali deri më 3 prill si dhe pezullimi i çdo aktiviteti publik e jo publik, të natyrës sportive, kulturore, politike etj (lexo këtu).

 

Shpërndaje
Share.

Komento