Një prej këngëtareve më të njohura në vendin tonë duket se nuk po i shkon edhe aq mirë me karrierën, pas ndodhive të fundit. Bëhet fjalë për Elvana Gjatën, e cila nuk është duke kaluar periudhën më të mirë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Bllo, ku u përfhsi edhe i fejuari edhe emri i saj.
Megjithatë pas një periudhe të gjatë heshtjeje në rrjetet sociale, Elvana kthehet prap, por jo me një njëjtin ritëm si më parë dhe mbi të gjitha jo me të njëjtit ndjekës.
Para ngjarjes Elvana numëronte plotë 1 milion e 200 mijë ndjekës në rrjetin e saj social “Instagram” dhe gjithmonë e më shumë ishin në rritje, ndërsa sot situata ka ndryshuar.
Këngëtarja tashmë numëron 100 mijë ndjekës më pak dhe arsyeja e largimit të tyre mund të jetë e lidhur me mosaktivizimin e saj në rrjetet sociale dhe moslancimin e projekteve të reja muzikore.
Megjithatë ka ende shumë fansa të tjerë që presin me padurim rikthimin e saj fuqishëm në skenën shqiptare.