Skip to content
Showbiz

Elita dhe Gjiko i prezantojnë botës djalin dhe emrin tipik shqiptar

· 1 min lexim

Elita Rudi dhe Gjiko u bënë dje për herë të parë prindër dhe sot çifti prezantoi vogëlushin me botën.

Prezantuesja nga Kosova postoi disa foto në Instagram me vogëlushin dhe nuk e prisnim që ky moment të vinte kaq shpejt, pasi gjatë shtatzënisë ajo e mbajti shumë të fshehtë gjininë e foshnjës.

Elita zbulon se e kanë pagëzuar vogëlushin me emrin Zëri, ndërsa në postimin e saj shkruan:

“Mbrëmë Zoti na bekoi me djalin tonë Zëri Gjikolli. Oh gëzim më të madh në jetë nuk paska!”.

Buzët si dhe flokët e zinj janë tiparet më dalluese të vogëlushit, ndërsa duket se i sapolinduri është një miksim mes mamit dhe babit./iconstyle.al