Skip to content
Kronikë

Elena Hysa rrëfen momentin e makabrës që Dan Hutra bëri në shtëpinë e saj

· 2 min lexim

Para disa javësh vrasësi gjakftohtë Dan Hutra tronditi të gjithë vendin me vrasjet e tij, që i ngjanin një ‘thrilleri’.

Elena Hysa, ish-bashkjetuesja e Dan Hutrës tregon më shumë rreth momentit makabër, ku ai u fut në banesën e tyre dhe kreu masakrën.  Në një intervistë për “News 24”  ajo tha se edhe për borxhin që Hutra i kishte dhënë Marjana Gurakuqit, të dashurës së tij,  ishte në dijeni.  Ajo e përshkruan si një njeri maniak e të dhunshëm Dan Hutrën.

Pjesë nga intervista e Elena Hysës për “News 24”:

Elena Hysa: Po të gjithë, mua më ka qëlluar me thikë sa ka hyrë brenda në faqe

Anila Ahmataj: Të tha ndonjë gjë ndërkohë që të qëlloi?

Elena Hysa: Tha do ju vras të gjithëve dhe ka ikur atë moment

Anila Ahmataj: Ndërkohë ai nuk ka kursyer as djalin?

Elena Hysa: Jo

Anila Ahmataj: Po goca e motrës, ku ishte ato momente si shpëtoi?

Elena Hysa: Unë e kam kap e kam çuar nga dhoma tjetër të dy

Anila Ahmataj: çfarë ndodhi, u largua?

Elena Hysa: Po iku, pa gjithë skenën dhe ka ik shumë shpejt.

Anila Ahmataj: Mardhënien me motrat e tij si e ke pasur? Me Hasijen? Të ka përkrahur ke biseduar me te?

Elena Hysa: Shumë të mirë, kam fol po

Anila Ahmataj: Hasija ka fol dhe ka treguar se edhe jeni takuar dhe i ke shprehur se doje te pajtoheshe

Elena Hysa: Po, e vërtetë!

Anila Ahmataj: Ky pretendon se kësaj Marjanës i kishte dhënë lekë borxh, ose i kishte dhënë një shumë të caktuar parash. Ke dëgjuar ndonjëherë në marrëdhënien tuaj?

Elena Hysa: Po e kam dëgjuar, sa e vërtetë është nuk e di.

Anila Ahmataj: Të thënë nga goja e Danit?

Elena Hysa: Po

Anila Ahmataj: Po për çfarë ja kishte marrë, po ju si keni reaguar asaj kohe? Pse kjo femër në jetën tënde kur ai ishte me ty?

Elena Hysa: Ai është maniak

Anila Ahmataj: Që do të thotë?

Elena Hysa: Do të thotë që s’don t’ja di për askënd

Anila Ahmataj: Po në marrëdhënien seksuale, a të ka dhunuar, ishte i dhunshëm?

Elena Hysa: Edhe më ka qëlluar nga një herë, por janë shumë të dhunshëm si fis….