Egnatia arriti një fitore të rëndësishme 3-1 ndaj Elbasanit në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të të Kategorisë Superiore.
Ky sukses i çon rrogozhinasit në vendin e dytë me 26 pikë, duke kaluar Vllazninë e cila zbret në vendin e tretë me 25 pikë.
Skuadra e drejtuar nga Edlir Tetova fitoi fal dopietës së Regi Lushkjas dhe golit të Yahaya, ndërsa Elbasani arriti të ngushtonte diferencën vetëm me golin e Lajthias.
Për Elbasanin, kjo ishte ndeshja e tetë pa fitore në kampionat, duke u zhytur në një krizë të thellë dhe duke mbajtur vendin e pestë me 18 pikë.