Skip to content
Të Gjitha

Elbasan/ Automjeti përplas për vdekje këmbësorin, autori ikën në drejtim të paditur

· 1 min lexim

Dita e sotme ka nisur me një tjetër aksident të rëndë që i ka marrë jetën një këmbësori.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në Elbasan, ku një makinë në Bulevardin “Aqif Pasha”, ka përplasur për vdekje një këmbësor.

Drejtuesi i automjetit është identifikuar si Gentian Sula, 30 vjeç, ndërkohë që këmbësori që ndërroi jetë ka qenë Altin Bahja, 42 vjeç. Mirëpo problemi më i madh ishte sepse Sula as nuk ka ndaluar për t’i dhënë ndihmën e parë të aksidentuarit, por është larguar nga vendi i ngjarjes duke e bërë më të rëndë situatën e tij.

Tashmë 30-vjeçari është vënë në prangat e policisë, pasi është arrestuar në flagrancë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Shkelje e rregullave të Qarkullimit Rrugor” dhe ” Largimi nga vendi i aksidentit”.