Skip to content
Të Gjitha

Elbasan/ Automjeti përfshihet në flakë. Shpëton familja

· 1 min lexim

Teksa qarkullonte në aksin e rrugës kombëtare Elbasan –Peqin një automjet është përfshirë nga flakët.

Ngjarja ndodhi në vendin e njohur si Papërr.

Në momentin e incidentit, sipas “Shqiptarja.com”,  në makinë ndodhej çifti Maliqi, së bashku me dy fëmijët e tyre.

Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë një defekt në automjet.

Ndihmën e parë ata e kanë marrë nga  kalimtarët dhe banorët e familjeve pranë vendit të ngjarjes që kanë arritur të shpëtojnë çiftin dhe fēmijët e tyre.

Fatmirësisht ata kanë pësuar dëmtime fare të lehta.

Ndërkohë shërbimi zjarrfikës ka shkuar me urgjencë në vendngjarje, ku edhe ka bërë të mundur shuarjen e flakëve.