Skip to content
Kryesore

Elbasan/ 13-vjeçari largohet nga banesa, prindërit në alarm

· 1 min lexim

Një 13-vjeçar është raportuar i zhdukur në Elbasan, pas largimit nga banesa tre ditë më parë. Denoncimi është bërë nga i ati, një 54-vjeçar banues në lagjen “5 Maji”.

Adoleshenti, pjesëtar i komunitetit rom, dyshohet se është larguar drejt një qyteti tjetër për të lypur, pasi edhe më parë ushtronte këtë veprimtari në rrugë.

Policia po punon për gjetjen dhe kthimin e tij pranë familjes.