Skip to content
Kronikë

Ekzekutoi gruan dhe më pas vëllanë, zbardhet momenti i arrestimit të Xhevit Sinanit (Video)

· 2 min lexim

Pasditen e sotme, Gramshi është përgjakur nga një ngjarje makabre.

Xhevit Sinani ka ekzekutuar gruan dhe vëllanë  e ti, përkatësisht Zegjine Sinani dhe Shaqir Sinani.  Menjëherë pasi ka kryer krimine  dyfishtë, Siani ka telefonuar fëmijët duke i vënë në dijeni për aktin që ka kryer.  Forcat e policisë kanë arritur që ta vënë në pranga autorin e ngjarjes së rëndë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, pas marrjes së njoftimit, rreth orës 14:50, se në fshatin Tervol, Gramsh, kishte ndodhur një krim i dyfishtë, janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi Xh. S., 80 vjeç, dyshohet se për motive të dobëta, ka vrarë, me send të mprehtë (sëpatë), bashkëshorten e tij, shtetasen Z. S., rreth 74 vjeçe, e cila ndodhej në banesë, dhe më pas ka vrarë vëllanë e tij, shtetasin Sh. S., 73 vjeç, i cili ndodhej në territorin e banesës së tij, rreth 1 kilometër larg nga banesa e autorit.  Falë veprimeve të shpejta të shërbimeve të Policisë u bë kapja dhe shoqërimi i autorit, për në Komisariatin e Policisë Gramsh për veprime të mëtejshme.  Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti i mprehtë sëpatë me të cilën autori  dyshohet që ka kryer krimin  e dyfishtë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.