Skip to content
Kronikë

Ekzekutimi i Arjan Gosës, mësoni shumën e parave që ofron policia për “kokën” e Habib Rexhës

· 2 min lexim

Ditën e djeshme në Kavajë u ekzekutua Arjan Gosa, teksa personi i dyshuar se kreu këtë akt makabër është Habib Rexha.  Gosa u vra me një plumb në kokë pasditen e sotme teksa ndodhej në një lokal në qytet duke konsumuar kafe me babanë e tij.

Rexha e vëzhgoi për ditë me radhë viktimën dhe se në kohën ngjarjes ai ishte i vetëm.  Autori  parkoi makinën disa metra larg lokalit dhe shkoi në këmbë drejt tavolinës ku Gosa ndodhej me babain dhe e qëlloi me një plumb në ballë. Ai është ende në arrati dhe dyshohet se është fshehur në veri të vendit.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 10000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit. Policia e Shtetit vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 069 84 59999, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.

Sipas policisë, shkak i kësaj vrasjeje është hakmarrja, ndërsa janë ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e autorit.  Arma e krimit e përdorur në këtë ngjarje dyshohet se është pistoletë. Nga ana tjetër, anëtarë të dy familjeve kanë deklaruar se nuk ka pretendime për hakmarrje pasi ngjarja është e mbyllur.