Skip to content
Të Gjitha

Eksploziv midis dy pallateve, policia sqaron shpërthimin në Vlorë

· 1 min lexim

Policia e Shtetit ka zbardhur detajet rreth shpërthimit të mbrëmjes së sotme në Vlorë, që tronditi qytetin.

Blutë e qytetit bregdetar bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në lagjen “28 Nëntori”, midis pallateve, teksa dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël eksplozivi, ku si pasojë nuk ka asnjë person të lënduar por vetëm dëme të vogla materiale.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 22:50, në lagjen “28 Nëntori” Vlorë midis pallateve, dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël eksplozivi, ku si pasojë nuk ka asnjë person të lënduar por vetëm dëme të vogla materiale.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.