Skip to content
Të Gjitha

Eksploviz dyqanit në Lezhë gjatë natës, familja: Nuk kemi konflikte

· 1 min lexim

Një shpërthim me eksloziv ka prishur qetësinë e natës në fshatin Gocaj të Lezhës.

Lënda plasëse është vendosur në derën e një dyqani në pronësi të shtetasit Arben Malotaj.

Për fat të mirë shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e saj.

Familja Malota ndërkohë, pretendon se nuk ka konflikte me askënd dhe nuk i di arsyet e vendosjes së eksplozivit.