Skip to content
Të Gjitha

Eksperti i sigurisë zbulon çfarë e shpëtoi Benard Ndrecën nga tritoli

· 2 min lexim

Mëngjesin e kësaj të marte një sasi tritoli ka shpërthyer në makinën e kreut të Partisë Demokratike së Rithemelimit në Vaun e Dejës, Benard Ndrecës.  Ndërkohë që lidhur me këtë ngjarje të rëndë eksperti i Sigurisë Fation Softa në një intervistë për Euroneës Albania tha se ky është një akt i paprecedentë.   Ndërsa theksoi se Ndreca ka shpëtuar për faktin se tritoli ishte vendosur në krahun e pasagjerit dhe jo të shoferit.  Gjithashtu ai shtoi se personat që fshihet pas këtij atentati kanë dashur eleminimin e Ndrecës dhe se shpërthimi me tritol nuk ka qenë thjesht një kërcënim.

“Ky është një akt i paprecedentë. Vendosja e eksplozivit në makinën e një personi qoftë ky pjesë apo jo e politikës është një akt makabër. Hetimi duhet të zhvillojë dhe një nga pistat mund të jenë pikërisht zgjedhjet.

Fatmirësisht vendosja e eksplozivit në krahun e pasagjerit e ka ruajtur Ndrecën, pasi po të ishte në krahun e shoferit dëmi do të ishte i drejtpërdrejt. Shpërthimi ka qenë më anë të lëvizjes dhe jo me telekomandë.

Fakti që lënda plasëse ka shpërthyer në momentin që ka  hipur personi, kanë qenë të  interesuar për eleminimin e Ndrecës. Kërcënim do të ishte nëse makina do të shpërthente para se Ndreca të futej në makinë”, tha ai.