Ekskluzive/ Rektori dhe dekani i Universitetit të Elbasanit kapen me plagjiaturë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Rektori dhe dekani bëjnë plagjiaturë në Revistën e Kuvendit. Një investigim i pedagogut Vladimir Kola nxjerr shesh shkencën që bëjnë këta profesorë duke vjedhur punimet e të tjerëve.

Meqenëse ndonjë deputet deklaron se është abuziv denoncimi i plagjiaturave të shkrimeve shkencore, ja një artikull shkencor pothuajse 100 % plagjiaturë, i publikuar në vitin 2017 pikërisht në revistën “KUVENDI”, prezanton gjetjen Vladimir Kola. Artikulli ka për autorë Prof. Skënder Topi rektori i Universitetit të Elbasanit dhe Prof. Vilson Kuri ish-dekani i Fakultetit të Shkencave të Edukimit, Universiteti i Elbasanit.

Artikulli shkencor me titull “Korniza e zbatimit të kompetencave të edukimit për qytetari demokratike dhe të edukimit për të drejtat e njeriut”, me autorë Prof. Skënder Topi dhe Prof. Vilson Kuri, i publikuar në revistën “Kuvendi”, viti 2017, n. 7, faqet 37-43,  është kopjuar pothuajse 100 % nga shkrimi me titull “How all teachers can support citizenship and human rights education: a framework for the development of competences”, viti 2009, botuesi Këshilli i Evropës, me autorë Peter Brett, Pascale Mompoint-Gaillard dhe Maria Helena Salema, me kontributin edhe të  Virgílio Meira Soares, Vedrana Spajic-Vrkasˇ, Sulev Valdmaa dhe Ulrike Ëolff-Jontofsohn, redaktuar nga Sarah Keating-Chetwynd.

Artikulli i kopjuar, i publikuar në vitin 2017, mund të konsultohet  lirisht dhe plotësisht në internet në këtë adresë (shih faqet  37-43):

https://www.parlament.al/…/Informa…/Revista%20nr%207.pdf

Shkrimi origjinal në gjuhën angleze, i publikuar në vitin 2009, mund të konsultohet lirisht dhe plotësisht në internet, në këtë adresë:

https://rm.coe.int/CoERMPublicCommo…/DisplayDCTMContent…

Shkrimi origjinal, i publikuar në vitin 2009, i përkthyer në gjuhën shqipe, mund të konsultohet  lirisht dhe plotësisht në internet, në këtë adresë:

https://rm.coe.int/16805aa593

Më poshtë, krahasimin e një pjese të teksteve të kopjuara.

GazetaReforma.com

Shpërndaje
Share.

Komento