fbpx

Ekskluzive/ Qeveria sjell kontrollorë turq për të zëvendësuar ata shqiptarë pas grevës në aeroportin e Rinasit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kontrollorët të cilët u futën në grevë në aeroportin e Rinasit do të zëvendësohen kontrollorë turq të cilët nga Podgorica pritet të vijnë në Rinas . Lajmi bëhet i ditur nga burime për Gazetën Reforma, ndërsa kontrollorët shqiptarë janë kërcënuar më herët me pushim nga puna. Madje më herët një prej kontrollorëve që u fut në grevë është shoqëruar në polici, gjë që pritet t’i paraprijë edhe arrestimeve të tjera.

Mësohet se bëhet fjalë për kontrollorin Nuhin Mezini i cili është një nga kontrollorët që prej ditës së martë kanë pezulluar punën për shkak të pushimit nga puna të 5 kolegëve të tyre dhe uljen e pagës me 70% prej një viti.

5 punëtorët e shkarkuar nga puna kishin dërguar një letër në Albcontrol ku kërkonik disa ditë pushim pasi deklaronin se ishin të stresuar për shkak të mungesës së gjumit dhe të përqendrimit.

Fluturimet në aeroportin e Rinasit u pezulluan ditën e sotme ndërsa reagimet kanë qenë të ashpra nga ana e qeverisë. Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku deklaroi se kontrollorët që nuk ktheheshin në punë ditën e nesëme, nuk kishin më vend në Albcontrol. Të njëjtën linjë mbajti edhe kryeministri Rama i cili tha se greva ishte e nxitur nga Berisha, Meta dhe opozita dhe u bëri thirrje kontrollorëve të ndahen nga organizatorët e të mos luajnë me zjarrin.

Ndërkohë, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Policia e Ushtrisë zbarkuan në Rinas, ndërsa Forcat e Armatosura morën në kontroll godinën e Albcontrol. Për grevën reagoi edhe Unioni i Kontrollorëve Europianë të Trafikut Ajror duke bërë thirrje që të hiqej dorë nga qasja totalitare e qeverisë.

Shpërndaje
Share.

Komento