Skip to content
Të Gjitha

Edi Rama mbledh grupin e PS-së, ja tre pikat kryesore të takimit

· 1 min lexim

Kryetari i partisë socialiste Edi Rama, po zhvillon një mbledhje grupi, në fokus të së cilës janë zgjedhjet e 30 qershorit.

Partia Socialiste ka zhvilluar disa sondazhe në qytete të ndryshme të Shqipërisë, për të parë se cili është kandidati më i pëlqyer nga qytetarët. Rezultatet e këtyre sondazheve janë në duart e kryeministrit Rama.  Në bazë të tyre Rama, do të bëjë dhe përzgjedhjen e kandidatëve.

Në këtë takim do të caktohet edhe data se kur do të zhvillohet Asambleja e PS-së. Theksojmë se më 13 maj është afati i fundit për të regjistruar kandidatët për zgjedhjet lokale.

Kujtojmë se kjo është mbledhja e dytë brenda një jave që organizon PS-ja. Pikat kryesore që do të diskutohen në këtë mbedhje grupi janë; së pari situata politike në vend, së dyti menaxhimi dhe përgatitja për fushatën elektorale dhe së treti përzgjedhja e 61 kandidatëve për Bashkitë.