Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Edhe sot “vullnetarisht” si Lali?… Arbi Veliaj paraqitet sërish në SPAK

11:14 22/08/2025
Reading Time: 2 min lexim

Vëllai i kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Arbi Veliaj, është paraqitur sërish sot në SPAK. Ai qëndroi për rreth 30 minuta në ambientet e Prokurorisë, por këtë herë nuk pranoi të flasë për mediat. Një ditë më parë kishte deklaruar “erdha vullnetarisht për të shprehur bashkëpunimin tim me institucionin”, duke imituar të njëjtën gjuhë që përdorte edhe i vëllai, Erion Veliaj, kur shfaqej “për t’u takuar me kolegët”.

Por ndryshe nga çfarë përpiqet të paraqesë Arbi, ai nuk është thjesht “person në dijeni” e duket se orët e lirisë po përfundojnë edhe për të. Në dosjet e SPAK emri i tij del si përfitues i drejtpërdrejtë i aferave të Veliajve: në kontrata me kompani ndërtimi, në transferta të dyshimta financiare, në blerje pasurish me çmime qesharake dhe në lëvizje të pasurive brenda familjes.

Shembulli më flagrant është porositja e një njësie 451.9 m² në kompleksin “Rainbow” pranë qendrës së Tiranës, me vlerë 813,420 euro, shumë më pak se çmimi real i tregut. Fillimisht kontrata ishte nën emrin e Gogel Shp, kompania e Arbi Veliajt, por më 3 tetor 2023 ajo iu transferua Gogel Holdings Shpk, e përfaqësuar nga bashkëshortja e tij, Ana Xhoxhaj, duke i kaluar kështu pronësinë brenda familjes. Në momentin e transferimit mbeteshin ende të papaguara mbi 133 mijë euro. Një manovër e qartë për të pastruar dhe fshehur pasuri.

Po aq e rëndë është lidhja mes Gogel Shpk dhe AVA Studio, një kompani fantazmë në pronësi të Valbona Xoxës, nënës së Ajola Xoxës (bashkëshortes së Erionit). Dokumentet tregojnë transferta prej mbi 7.4 milionë lekësh nga Gogel drejt AVA Studio, ndërsa në terren rezultoi se kjo kompani nuk ka as zyra, as pajisje, as punonjës. Megjithatë, ka lëshuar fatura deri në 36 mijë euro për “shërbime sipas kontratës”, një maskë banale për pastrim parash.

Ndërkohë që Erion Veliaj është pas hekurave, Arbi është ai që sot mban në këmbë perandorinë. Ai financon avokatët, kontrollon lidhjet me biznesmenët që janë nën hetim, si Fatmir Bektashi, Shkëlqim Fusha, Gentian Sula, Sokol Kryeziu e Meriman Palushi, të gjithë të lirë me “detyrim paraqitje” dhe nuk ka hezituar të përdorë paratë e mbetura të padeklaruara për të blerë edhe media, duke ruajtur imazhin e vëllait dhe duke ushqyer propagandën e tij.

Nëse pasuritë ende të pa sekuestruara përdoren për të paguar avokatë dhe media, ky është një skandal politik dhe moral. Arbër Veliaj nuk është spektator. Ai është njeriu që financon dhe menaxhon nga jashtë, duke u përpjekur të mbajë gjallë pushtetin e të vëllait pas grilave. Mirëpo, njëri pas tjetrit, dy vëllezërit ranë në rrjetën e SPAK dhe presim së shpejti të mësojmë fatin e vëllait të vogël “vullnetar” që sot refuzoi të shpjegonte paraqitjen e tij në institucion.

Etiketa: arbi veliajerion veliajreformaeditorialSPAK

Të tjera

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet
Kryesore

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

Studentët shqiptarë në Shkup do të dalin sërish në protestë më 18 maj, për të kërkuar të drejtën që provimi...

18:03 15/05/2026
Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik
Kryesore

Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

Kupa e Botës 2026 pritet të jetë edicioni më i madh në historinë e futbollit, por bashkë me spektaklin dhe...

22:20 14/05/2026
Para
Shkollat hapin dyert me rregulla të reja: Jo celularëve, bullizmi në shënjestër

Shkollat hapin dyert me rregulla të reja: Jo celularëve, bullizmi në shënjestër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

18:03 15/05/2026
Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

22:20 14/05/2026
Me 10 milionë lekë kapital, Donald Veshaj kërkon nga Rama leje për kullë 33 kate në Vlorë

Me 10 milionë lekë kapital, Donald Veshaj kërkon nga Rama leje për kullë 33 kate në Vlorë

14:22 09/05/2026
RTSH i jep 9.5 mln euro tenderin Idea-Tel, anëtari i KVO denoncon korrupsion dhe çmim të fryrë

RTSH i jep 9.5 mln euro tenderin Idea-Tel, anëtari i KVO denoncon korrupsion dhe çmim të fryrë

18:48 08/05/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.