Skip to content
Aktualitet

“Edhe kyt kishim mangut”, Famulltari i Shkodrës i drejtohet Ramës: T’marroftë Zoti, ti që për 30 vite nuk legalizove pronën, për 30 ditë legalizon kanabisin

· 2 min lexim

Deklarata e kryeministrit Rama se Shqipëria synon të legalizojë përdorimin e kanabisit për arsye mjekësore ka sjellë reagime të shumta mes të cilëve edhe ai i famullitarit të Shkodrës, Dom Vlash Palaj, i cili duket mjaft i revoltuar pasi nuk përmbahet në gjuhën që përdor.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, famullitari Palaj shkruan:

“Edhe kyt kishim mangut…!

Regjimi i asaj kohe detyroi kyt t’shkretë popull të HA barë, ky i sotshmi të PI barë. Dallim i vogel…!

Po, si kshtu more, t’marroftë Zoti, ti që për 30 vite nuk legalizove pronen, për 30 ditë legalizon kanabisin!?

Siguria në kulm… Kanabis i legalizuar në pronë të palegalizuar.

Dhe çka asht ma e keqja, prap fajin e ka populli.

Në fakt populli e ka fajin…!

Jo më kotë Konica thoshte: “ Shqiptari asht por sdin me thanë jam!”

Deri kur…”

Kujtojmë se në Tiranë, autoritetet pohuan se do të legalizojnë kanabisin për përdorim mjekësor, si dhe kultivimin e tij për të rritur ekonominë.

Kryeministri Edi Rama i bëri këto komente sot gjatë publikimit të rezultateve të Këshillimit Kombëtar, një anketim masiv i popullatës.

Ekspertë të pavarur u shprehën skeptikë mbi sigurinë e këtij procesi, ndërsa Shqipëria njihet si vend burimi i narkotikëve dhe vitin e kaluar regjistroi shifra në rritje të kultivimit të marihuanës.