Skip to content
Kronikë

Ecte i dehur me “Audi” dhe gjuante me armë zjarri, arrestohet 31-vjeçari në Shijak (Emri)

· 2 min lexim

Një i ri 31-vjeçar ka terrorizuar banorët në Shijak. Shtetasi Emiljano Norja u arrestua pasi lëvizte me automjet në gjendje të dehur, ndërkohë që qëllonte në ajër me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në orën 20:00, ku i riu ka vënë në rrezik jetën e qytetarëve.

Njoftimi i policisë:

Drejtonte mjetin në gjëndje të dehur dhe qëllonte me armë zjarri në ajër duke rrezikuar jetën e banorëve, falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale të Policisë u bë i mundur neutralizimi dhe arrestimi i 31-vjeçarit.

– 31-vjeçari, i dënuar më parë në fushën e narkotikëve.

Sekuestrohet 1 armë zjarri kallashnikov, municion luftarak dhe automjeti me të cilën qarkullonte.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, pas një telefonate nga qytetarët  në Sallën Operative, se në Shijak, një shtetas po xhironte gomat e makinës dhe qëllonte me armë zjarri, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë, duke parandaluar ndonjë ngjarje të mundshme kriminale.

Forcat e Posaçme Operacionale në bashkëpunim me Forcat Shqiponja dhe shërbimet e Policisë Shijak, kanë bërë të mundur neutralizimin dhe prangosjen e shtetasit Emiljano Norja, 31 vjeç, banues në Shijak, i dënuar më parë për veprën penale “Mbajtje e lëndëve narkotike”.

Ky shtetas ditën e djeshme rreth orës 20:00, në qytetin e  Shijakut, duke drejtuar në gjëndje të dehur mjetin tip “Audi”, ka qëlluar me armë zjarri në ajër duke rrezikuar jetën e banorëve. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 armë zjarri kallashnikov, 1 krëhër me 23 fishekë dhe automjeti me të cilën ky shtetas qarkullonte.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.