Komedia “2 Gisht Mjaltë” ku protagonistë kryesorë janë Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqi pritet që së shpejti të jepet në të gjitha kinematë shqiptare dhe jo vetëm.
![]()
Shumica prej nesh tashmë e kanë parë promon e komedisë, e cila është transmetuar për herë të parë nga moderatori i njohur Ermal Mamaqi, mirëpo, ditën e sotme këngëtarja Elvana Gjata na ka njohur me disa pamje të reja.
Bukuroshja ka publikuar një video në llogarinë e saj në Instagram ku shfaqet e veshur nuse dhe duke hedhur buqetën e luleve.
“Pa dashuri”, ka shkruar krah videos Elvana, duke etiketuar gjithashtu faqen zyrtare të “2 Gisht Mjaltë” dhe reperin e njohur Lyrical Son.
Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim me kërshëri publikimin e komedisë!
Burimi: Iconstyle.al





