Skip to content
Të Gjitha

E tmerrshme/ Automjeti përfundon në greminën e Shkopetit, dalin detajet e para

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme ku një automjet ka rënë në greminë në dalje të tunelit të Shkopetit dhe ku ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit. Pas ngjarjes vijnë edhe detajet e para nga Policia vendore e Kurbinit, e cila bën zyrtare të dhënat e drejtuesit dhe orarin e saktë.

Në njoftim thuhet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00 në aksin rrugor Burrel – Skuraj , në dalje të tunelit të Shkopetit. Mjeti i drejtuar nga shtetasi K. B. 50 vjeç, banues në Ulëz, ka dalë nga rruga duke rënë në greminë.

K.B ka qenë i vetëm në mjet dhe ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje.

Informacion paraprak

Sot, rreth orës 18:00, në aksin rrugor Burrel – Skuraj , në dalje të tunelit të Shkopetit, mjeti tip “Benz” i drejtuar nga shtetasi K. B. 50 vjeç, banues në Ulëz, ka dalë nga rruga duke rënë në greminë.

Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, i cili ndodhej i vetëm në mjet.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryejnë veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.