E tallën se i kërkoi gruan Ramës/ Drama e Kastriotit nga Lezha, vëllai dhe nipi iu mbytën në pus 3 muaj më parë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Të gjithë e tallën kur i kërkoi gruan kryeministrit Edi Rama, por nuk e dinin dramën e Kastriot Gjonajt.

“Newsbomb” shkruan se gruaja e Kastriotit ishte zhvendosur në një hotel në Golem, për t’u kujdesur për dy fëmijët dhe pa dashur kishte lënë pas Kastriotin.

Djali i tyre i vogël është me aftësi ndryshe dhe kishte marrë trajtim në qendrën e zhvillimit ditor në Lezhë.

Gruas së tij, i ka rënë për barrë që të kujdeset për dy burra me aftësi të kufizuara, Kastriotin dhe djalin e vogël.

Kastrioti dukej i traumatizuar dhe tepër i shqetësuar.

Ai kishte dëgjuar se një grup personash që u ishin shkatërruar banesat nga tërmeti, ishin zhvendosur në Golem.

Kastrioti nuk ka as para për të shkuar atje ku ndodhet bashkëshortja dhe as të njohur për ta shoqëruar.

I deportuar nga Franca pasi nuk siguroi dot azilin, Kastrioti u kthye në fshatin e tij në Torrovicë të Lezhës.

Në pusin e shtëpisë, humbën jetën në shtator vëllai dhe nipi i tij, të cilët u gjetën të asfiksuar.

Kastrioti qëndronte në bulevardin “Gjergj Fishta” të Lezhës me shpresën se do të gjente ndonjë punë për të siguruar para për t’u ushqyer.

Motra dhe kunata e tij ndodheshin në Durrës dhe kishin si synim ta merrnin afër.

Mirëpo tërmeti i 26 nëntorit nuk i la kohë askujt të mendohej dhe bashkëshortja e Kastriotit merr fëmijët dhe zhvendoset në Golem.

Ndërsa ishte i shqetësuar për fatin e gruas dhe dy fëmijëve të tij, Kastrioti përballet edhe me përqeshjet e turmës.

Video pasi u bë virale tashmë u harrua, por halli i Kastriotit i cili kërkon gruan dhe fëmijët, akoma jo.

Shpërndaje
Share.

Komento