E rrëmben rrjedha e ujit, mbytet një grua në lumin Vjosë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tepelenë. Një grua ka humbur jetën pasi është mbytur në lumin Vjosë, e ndërsa një tjetër është në gjendje të rëndë në spitalin e Gjirokastrës.

Mësohet se dy gratë po e kalonin lumin në këmbë kur i ka marrë rrjedha e ujit. Si pasojë njëra prej tyre ka ndërruar jetë rrugës kur po tranportohej në spital.

Ngjarja ka ndodhur në lumin Vjosë pranë fshatit Dragot.

“Shtetaset E.B., dhe S.Sh., të dyja banuese në Këlcyrë, duke kaluar lumin, i ka rrëmbyer rrjedha e ujit. Për pasoj.ë shtetasja E.B. ka ndërruar jetë”- bën me dije policia

Informacion paraprak

Në lumin Vjosë, pranë fshatit Dragot, bashkia Tepelenë, shtetaset E.B. dhe S.Sh. të dyja banuese në Këlcyrë, duke kaluar lumin, i ka rrëmbyer rrjedha e ujit.Për pasojë shtetasja E.B. ka ndërruar jetë ndërsa shtetasja S.Sh. është transportuar për në spitalin Rajonal Gjirokastër.

Shpërndaje
Share.

Komento