Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

E rrahu mësuesja shtazërisht me rripin e pantallonave, 11-vjeçari kalon në vdekje klinike

14:41 14/11/2019
Reading Time: 4 min lexim

Arta Skënderaj dhe bashkëshorti i saj morën rrugën nga Gjakova për në Tiranë, për të rrëfyer historinë drithëruese të dhunimit të djalit të tyre nga mësuesja.

Përparim Skënderaj, tregoi në emisionin “Me zemër të hapur”, sesi mësuesja e matematikës ka dhunuar shtazërisht me rrip djalin e tij, vetëm 11 vjeç.

Si pasojë e dhunës, i mituri ka pësuar vdekje klinike.

Kjo situatë ka zgjatur për rreth 6 muaj dhe shkak ishte bërë portofoli që i mituri i kishte dhënë shokut të bankës.

Nëna e 11-vjeçarit rrëfen se pas dhunës së përsëritur, djali i kishte thënë, se nuk do të shkonte më në shkollë dhe më pas u shemb në tokë.

I ati i të miturit vijon më tej, duke treguar se drejtori nuk e thirri mësuesen e matematikës në mbledhje, ndërsa i kërkoi djalit të tij, që të tërhiqte denoncimin.

Prej 4 vitesh, djali i është nënshtruar terapisë dhe nuk ka shkuar në shkollë.

Nëna e të miturit tregon se ajo është vënën nën akuzë, pasi kishte thënë në media, se nëse gjykata nuk merrte vendimin e duhur, do të merrej vetë ajo.

Ndërsa babai shton se drejtori është bërë palë me mësuesen, kurse gjykatësi nuk e la djalin të fliste.

Rrëfimi i prindërve të 11-vjeçarit:
Përparimi: Unë kam mësuar në fillim kur më është rrëzuar djali në korridor, e kam çuar te doktori. Ajo e merrte rripin e vendoste në dollap dhe e përdorte në orar të mësimit, me unazë dhe rrip e ka gjuajtur nga pas. Djali më pësoi vdekje klinike. Rasti i parë kur kam shkuar ka qenë në shkollë, e thirri drejtori në zyrë, më pas gjykata e shpalli të pafajshëm.

Arta: Unë i kushtohesha atij fëmije, sepse nuk kisha fëmijë të tjerë. Pak kohë pasi ti ndodh djalit rasti, më thirri arsimtarja në shkollë, isha shtatzënë në atë kohë. Para se ta kuptoja unë atë rast, ajo e ka trajtuar djalin jo si fëmijë, por si një kafshë. Arsimtarja kujdestare i bëri disa pyetje në syrin tim. Qetësinë e djalit tim nuk e ka kush fëmijë tjetër. Djali ka qenë në dhomën e tij dhe më tha “Mami unë do ta lë shkollën”. Aty kam lajmëruar motrën time, i kam thënë “Hajde se djali është keq”. Pastaj kemi shkuar tek inspektorati.

Ka qenë janar, kur djali na tha që s’donte të shkonte në shkollë. Po flisja me të si nënë e bir e më tha që do ta ndërpriste shkollën. Unë u çudita, sepse ai i kishte të gjitha kushtet. Ai më tha: jo mami, nuk mundem, jam lodh”, pastaj u shtri në tokë. Unë thirra menjëherë burrin. Unë me fëmijën tim jam marrë shumë, ai nëse ka bërë një gabim gjithmonë e ka pranuar, ka thënë gjithmonë të vërtetën. Unë kam thënë që jam fajtorja, por nuk e dija se dhunohej. Burri shkoi në shkollë.

Përparimi: Ajo ka marrë një fëmijë, i ka hequr rripin e pantallonave dhe e ka gjuajtur djalin. Drejtori nuk e thirri fare në mbledhje atë. Drejtori në fillim është sjellë mirë. Më pas i ka kërkuar djalit ta heqë denoncimin kundër mësueses. Vetëm djalin tonë ka rrahur shumë. Kjo dhunë është ushtruar për 6 muaj.

Arta: Është kapur me djalin tonë se ai i ka dhënë portofolin shokut të vet në bankë. Në inspektoriat jemi ankuar dhe ata kanë vendosur që ajo të dilte në komision disiplinor për vlerësimin dhe dhunën e përdorur. Në fund fare inspektoriati jep vendimin në lidhje me atë që ka thënë drejtori me ca arsimtarë të tjerë. Nga pas djalit i është krijuar një cist afër kokës.

Përparimi: Kemi shkuar te mjeku, kemi bërë rezonancë. Mjekja tha “djali pësoi vdekje klinike”, 3 herë e kanë nisur dhe e kanë ndërprerë. Unë sapo kam dëgjuar këtë më ka rënë të fikët.

Arta: Djali ka ende dhimbje, tani ai rri te njerëzit e mi, jo në shtëpi. Ka një kohë që se kemi çuar në spital. Mjekët i kanë dhënë ilaçe.

Përparimi: Djali ka qenë këto 4 vite në terapi, ai ka mësuar gjuhë të huaja, fëmijë më të zgjuar nuk ka. Ne e prisnim që gjyqtari do ta shpallte të pafajshëm. Sjellja e gjykatësit nuk ka na pëlqyer, ai na trajtonte jo si të dëmtuar, por si të akuzuar.

Arta: Unë kisha dalë në media të raportoja dhunën, kur më mori dëshminë gjyqtari ai më ka thënë se ti je nën akuzë. Sepse kisha thënë që “nëse gjykata nuk merr vendimin e duhur, atëherë do të merrem unë me këtë”. Më mori policia më shoqëroi për deklaratën që kisha dhënë në media. Sipas tyre, arsimtarja ndjehej e kërcënuar. Ndërkohë ata mua më kanë hapur plagën, djalin ma kanë lënë pa shkollë. Unë jam e dëmtuara, jo arsimtarja. Ajo po bënte të njëjtën gjë me mua, siç bëri me djalin tim.
Përparimi: Gjyqtari i ka thënë djalit “boll boll fole më se na e bëre histori”. Ai s’e la djalin as të fliste. Edhe drejtori ka bashkëpunuar me të, ka luajtur rolin e aktorit dhe e ka fshehur veprimin e saj.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: gjakovemuesuesjarrahjerrip

Të tjera

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet
Aktualitet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt. Kjo duket te reagimi i pushtetit, te debati publik, te vëmendja jashtë vendit dhe te fakti...

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës
Aktualitet

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Pak ditë më parë deputeti demokrat Belind Këlliçi ngriti alarmin se tregu mediatik në Shqipëri po kërcënohet nga një monopol...

14:52 22/06/2026
Para

“Nuk vuri duart mbi Kushtetutë”, flet noterja që legalizoi betimin e Arta Vorpsit

Lajmet e fundit

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

14:05 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English