Skip to content
Të Gjitha

E rëndë/ Zhduket në mënyrë misterioze shqiptarja me të bijën 2-vjeçare në Britani

Zhdukja e një shtetaseje shqiptare me vajzën e saj 2-vjeçare në Britaninë e Madhe ka shkaktuar jo pak panik dhe kjo për shkak se nuk dihet se çfarë mund të ketë ndodhur me to.…

· 1 min lexim

Zhdukja e një shtetaseje shqiptare me vajzën e saj 2-vjeçare në Britaninë e Madhe ka shkaktuar jo pak panik dhe kjo për shkak se nuk dihet se çfarë mund të ketë ndodhur me to.

Sipas mediave britanike 24-vjeçare e humbur quhet Sebjana Muzeqari ndërsa vajza e saj Enisa dhe është vetëm 2-vjeçe.

“Një grua shqiptare e quajtur Sebjana Myzeqari dhe vajza e saj 2-vjeçare Enisa, rreth 6 javë më parë janë zhdukur. Për herë të fundit janë parë më 2 prill. Që nga ajo ditë zonja nuk ka përdorur telefonin apo llogarinë bankare. Jemi shumë të shqetësuar për sigurinë e saj dhe të fëmijës”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë britanike.

Nga ajo që është lajmëruar deri më tani nuk ka asnjë të dhënë se nënë e bijë mund të jenë larguar nga vendi, gjë që e shton edhe më shumë ankthin për fatin e tyre.

24-vjeçarja mësohet se bënte një jetë të izoluar me pak miq, edhe pse kishte rreth tri vite që jetonte në Doncaster, në veri të Anglisë me të bijën.