Skip to content
Aktualitet

E rëndë/ Vajza 5-vjeçare mbytet në pishinën e hotelit në Shkup

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shkup. Një vajzë 5-vjeçare ka ndërruar jetë, pasi u mbyt në pishinë.

Mësohet se vogëlushja ka rënë në pishinën e një hoteli, ku mendohet të ketë qenë me prindërit e saj.

E mitura ndërroi jetë mëngjesin e sotëm, pavarësisht përpjekjeve për ta risjellë në jetë. Policia është duke hetuar edhe shkaqet e plota të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

“Më 26.06.2019 në orën 21:10 në SPB Shkup është paraqitur se në një pishinë të një objekti hoteli në Shkup ka rënë një vajzë pesëvjeçare, e cila me veturën e ndihmës së shpejt është dërguar në Qendrën Emergjente në Klinikën “Nënë Tereza”. Në mëngjes në orën 08:30, vajza ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e MPB.

Policia dhe Prokuroria po merr masa për zbardhjen e rastit.