E rëndë në Vlorë, burri vret gruan duke e gjuajtur me levë në kokë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, në fshatin Babicë e Madhe.

Sipas policisë burri ka vrarë gruan pas një konflikti në familje. Dyshohet se shtetasi shtetasi Lavdosh Sulo, 56 vjeç, ka goditur me mjet të fortë (levë hekuri) bashkëshorten e tij 44-vjeçare, shtetasen Laureta Sula.

Ngjarja ka ndodhur pak metra larg banesës së çiftit, në servisin e automjeteve në pronësi të tyre.

44-vjeçarja u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, për shkak të dëmtimeve të marra në orën 13:30, njofton spitali se ka ndërruar jetë.

Mësohet se ka qenë vetë autori i krimit të rëndë, i cili ka njoftuar policinë dhe më pas është arrestuar.

Shpërndaje
Share.

Komento