Burri vrau gruan me levë, këto janë momentet kur vëllai e merr vesh për vdekjen e motrës

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, në fshatin Babicë e Madhe. Sipas policisë burri ka vrarë gruan pas një konflikti në familje.

Dyshohet se shtetasi shtetasi Lavdosh Sulo, 56 vjeç, ka goditur me mjet të fortë (levë hekuri) bashkëshorten e tij 44-vjeçare, shtetasen Laureta Sula.

Çifti Sulo ka dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë. Mendohet se shkaku i ngjarjes së rëndë është bërë xhelozia. Familjarët e 44-vjeçares janë tronditur nga lajmi, sidomos vëllai i viktimës.

Ngjarja ka ndodhur brenda banesës, ku çifti kishte edhe një servis dhe ku punonin të dy. Autori mësohet se e ka lajmëruar vetë policinë pas ngjarjes, ndërsa është arrestuar nga blutë e qytetit të Vlorës.

Vëllai i 44-vjeçares ka vënë duart në kokë e duke ulëritur ka thënë: “Oh, ç’më bëre”.

Shpërndaje
Share.

Komento