Skip to content
Aktualitet

E rëndë në Tiranë, 60-vjeçarja vetëhidhet nga kati i pestë (DETAJE)

· 1 min lexim

Pasditen e sotme një ngjarje tragjike ka ndodhur pranë zonës së “Selvisë” në Tiranë.

Bëhet me dije se një grua e moshës 60 vjeçare me inicialet B.K., është hedhur nga ballkoni i shtëpisë duke i dhënë fund jetës.

Fqinjët e zonës kanë treguar se e moshuara ishte e pamartuar. Sipas policisë paraprakisht dyshohet se shtetasja B.K. vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Ndërkohë grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për ngjarjen në fjalë.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 26.09.2020, rreth orës 17:55, në rrugën e “Dibrës”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 5 i pallatit ku banon shtetësja B.K., 60 vjeçe dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se  shtetasja B.K, vuante nga probleme të shendetit mendor.