Skip to content
Kryesore

E rëndë në Patos/ Dyshohet se ka kryer marrëdhënie me vajzën e tij të mitur, arrestohet babai

· 1 min lexim

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Patos, ku një 36-vjeçar dyshohet se ka abuzuar seksualisht vajzën e tij, vetëm 12 vjeçe.

Nëna e vajzës, rrëfen mes lotësh për mediat, se e bija u largua nga banesa në orën 4 të mëngjesit, duke kërkuar strehim te fqinjët pas aktit të tmerrshëm.

Ajo pohoi se dhuna kishte nisur që kur vajza ishte vetëm 5 vjeçe, por ajo nuk kishte qenë e informuar me parë per këtë.

Vajza kishte shfaqur sjellje te tensionuara dhe nuk kishte treguar për abuzimin që kishte perjetuar.

Nënë e 7 fëmijëve shprehet se nuk ka asnjë të ardhur financiare dhe ka mbetur mes 4 rrugëve. Mes lotësh ajo apelon për dënim të ashpër për bashkëshortin dhe për ndihmë nga institucionet.