Skip to content
Kronikë

E rëndë në Mirditë! 61-vjeçari vret aksidentalisht gruan e tij (Emrat)

· 2 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Mirditë.

Një 61-vjeçar teksa po pastronte armën, ka plagosur aksidentalisht bashkëshorten e tij.

Bëhet me dije se Paulin Pacuku akuzohet se ka qëlluar me armë aksidentalisht Vitore Pacukun.

Ndërkohë 51-vjeçarja ka humbur jetën si pasojë e dëmtimeve të marra.

NJOFTIMI I POLICISE

Spitali Rajonal Rrëshen ka njoftuar sallën operative të Komisariatit të Policisë Mirditë, se ishte dërguar nga të afërmit e saj, për ndihmë mjekësore, shtetasja V. P., e plagosur me armë zjarri, e cila si pasojë e dëmtimeve kishte humbur jetën.

Nga verifikimet paraprake të kryera nga shërbimet e Policisë, dyshohet se në fshatin Jezull, Mirditë, në banesë, shtetasi P. P., 61 vjeç, duke pastruar një armë zjarri pistoletë, ka qëlluar aksidentalisht bashkëshorten e tij, shtetasen V. P., 54 vjeçe, e cila është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, nga të afërmit e saj, por si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.

Shtetasi P. P. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Mirditë, për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa arma e zjarrit pistoletë është sekuestruar në cilësinë e proves materiale.

Grupi hetimor, nën drejtimin Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vijon punën në vendngjarje, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.