Skip to content
Kryesore

E rëndë në Lezhë/ Dyshohet se 51-vjeçarja u vetëhelmua me fostoksinë

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Manati të Lezhës, ku një grua 51-vjeçare ka ndërruar jetë pas dyshimeve se ka konsumuar fostoksinë.

Ngjarja ka ndodhur më 6 maj, kur e ndjera, identifikuar si D. B., është paraqitur në gjendje kritike në Spitalin Rajonal të Lezhës.

Për shkak të përkeqësimit të shpejtë të shëndetit, ajo u dërgua me urgjencë drejt Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, por fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetonte helmimit.

Policia e Lezhës, në bashkëpunim me autoritetet hetimore, ka nisur menjëherë hetimet për të sqaruar rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike.

Materialet janë referuar pranë Prokurorisë së Lezhës, që do të ndjekë më tej veprimet ligjore.