Skip to content
Kryesore

E rëndë në Korçë, i mori flakë banesa, gruaja hidhet nga kati i katërt i pallatit

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Korçë. Një grua është hedhur nga ballkoni i pallatit ku jetonte pasi apartamenti i saj në katin e katërt u përfshi nga flakët.

Sipas zjarrfikseve dhe policisë, zjarri ka shpërthyer në ballkon dhe ende nuk është e qartë nëse gruaja ka rënë apo është hedhur për t’i shpëtuar zjarrit.

Ajo është dërguar menjëherë në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në vendin e ngjarjes shkoi policia dhe grupi hetimor për të përcaktuar shkaqet e ngjarjes.