Skip to content
Kronikë

E rëndë në Klos! Makina përplas për vdekje këmbësorin

· 1 min lexim

Mesditën e sotme një aksident i rëndë ka ndodhur në Klos.

Bëhet e ditur se në fshatin Suç, një mjet i cili drejtohej nga personi me iniciale B.B ka përplasur për vdekje një këmbësor.  Ky i fundit është identifikuar si shtetasi me iniciale Z.M., rreth 75 vjeç. I moshuari mësohet se ka humbur jetën e tij, pasi u dërgua me urgjencë në spital.

62-vjeçari ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit duke përplasur 75-vjeçarin dhe duke dalë nga rruga. Ndërkohë që drejtuesi i automjetit shtetasi B.B, është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.