Skip to content
Të Gjitha

E rëndë në Itali! Shqiptari vritet dhe më pas hidhet në lumë

· 1 min lexim

Një  ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një shqiptar nga Kosova është gjendur i pajetë.

Trupi i tij u gjet në një kanal nga autoritetet vendase.

Bëhet fjalë për 20-vjeçarin Erion Morina, nga fshati i Drenocit në Malishevë.

Sipas informacioneve paraprake, 20-vjeçari është konfliktuar me disa persona.

Ai  është dhunuar e me pas është sulmuar me sende të forta, duke humbur jetën.

Më pas autorët e krimit e kanë hedhur trupin e pajetë në një lumë, disa metra larg vendngjarjes.

Trupi i tij u gjend disa orë pas krimit, pasi buzë lumit u panë shenja gjaku.

Autorët nuk janë identifikuar ende, ndërkohë mediat vendase njoftojnë se policia ka ndërmarrë disa operacione.