Skip to content
Bota

E rëndë në Itali, shqiptari masakron për vdekje gruan dhe më pas tenton vetëvrasjen

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Genova të Italisë, me protagonist një çift shqiptarësh.

Laureta Zyberi 42 vjeçe, u gjet e vdekur në apartamentin ku punonte si pastruese.

Sipas mediave italiane, ajo u masakrua me thikë nga burri i saj Eduarti.

Trupi u gjet nga qiramarrësi në pallatin ku punonte shqiptarja.

Ai e kishte përshëndetur në mëngjes dhe nuk shpresonte ta gjente aty kur të kthehej.

Mirëpo kur ka hapur derën e shtëpisë pasdite, ka parë trupin e saj të mbuluar në gjak.

Në krah të viktimës ndodhej edhe burri i saj i gjakosur dhe i pavetëdijshëm.

Ky i fundit kishte tentuar t’i jepte fund jetës, pasi vrau gruan.

Ai u dërgua në spital në gjendje të rëndë, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Pasi doli nga koma, shqiptari u vendos në gjendje arresti.

Sipas hetuesve, krimi ka ndodhur për shkaqe xhelozie.