E rëndë në Itali, punëtori shqiptar humb jetën tragjikisht në punë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një 57-vjeçar me origjinë shqiptare, ka humbur jetën mëngjesin e djeshëm në punë. Ngjarja ka ndodhur në Lerma, një krahinë e Alesandrisë në Itali.

Punonjësi, me origjinë nga Shqipëria, ishte punësuar nga një kompani ndërtimi në Genova.

Ai është rrëzuar nga skela, teksa ka qenë duke rregulluar një rrjetë teli në ndërtesën në të cilën po punonte. 57-vjeçari ka rënë nga një lartësi prej 20 metrash.

Mjekët e urgjencës shkuan menjëherë në vendngjarje, por shqiptari nuk ka mundur dot të mbijetojë pas plagëve të marra.

Shpërndaje
Share.

Komento