Skip to content
Rajoni

E rëndë në Greqi! Shqiptari i jep fund jetës duke u varur

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ishullin grek të Kretës ku një shqiptar i ka dhënë fund jetës.

Mësohet se 40-vjeçari Altin Merdini nga Dibra, emigrant në Iraklio në Kretë është gjendur i varur në banesën e tij në këtë ishull.

Ky lajm është bërë i ditur nga Komuniteti Shqiptar në Hania.Nuk dihet ende se çfarë e ka shtyrë shqiptarin që t’i japë fund jetës në këtë mënyrë.

Policia greke ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe arsyen që e ka shtyrë emigrantin shqiptar drejt këtij akti.

123529016_2753415444938364_7776340196025267852_o-300x400.jpg