Skip to content
Kronikë

E rëndë në Fushë-Krujë! 92-vjeçari humb jetën mes flakëve

· 2 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Fushë-Krujë, ku një i moshuar ka humbur jetën si pasojë e flakëve që kanë përfshirë banesën e tij.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Punëtori”, ku i moshuari ka ndërruar jetë pasi shtëpia e tij ka marrë flakë, ndërsa ai e ka pasur të pamundur të dalë pasi ishte dhe i sëmurë.

92-vjeçari ishte i sëmurë dhe jetonte i vetëm, dhe se për të kujdesej nipi i tij, i cili në momentin kur shtëpia është përfshirë nga flakët nuk ndodhet aty, raporton Ballkan Web.

Ai jetonte i vetëm, ndërsa dyshohet se shkak për zjarrin është bërë një ngrohës elektrik, të cilin ai e përdorte për ngrohje.

Policia bën me dije se shkak për zjarrin dyshohet të jetë bërë rrjedhja e gazit nga një furnelë. Ndërkohë që grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Fushë Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 13:30, në lagjen “Punëtori”, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit nga një furnelë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit H. A., 92 vjeç, i cili për pasojë, ka humbur jetën.  Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.