Skip to content
Kronikë

E rëndë në Fier, gjendet i vrarë në serë roja 67-vjeçar

· 2 min lexim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Fier, ku është gjetur i vrarë me mjet prerës shtetasi Petraq Gjika.

Ai punonte si roje në serat e fshatit Daullas, ndërkohë që është konstatuar i vrarë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Trupi i pajetë i Gjikës, është gjetur pranë kabinës ku ai qendronte.

Burime bëjnë me dije se në trupin e tij janë konstatuar disa plagë me thikë, ndërkohë që nuk dihet ende nëse autorët kanë pasur si qëllim vjedhjen e prodhimeve në sera.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 06:40, në fshatin Mbrostar Ura, Fier, në afërsi të serave është gjetur pa shënja jete (dyshohet i vrarë me mjet prerës), shtetasi P. Gj., 67 vjeç, banues në Daullas, i cili ka qënë i punësuar roje te serat.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e kësaj ngjarje.

Paraprakisht dyshohet se ka qene një person i vetëm ai që ka kryer vrasjen dhe është larguar në këmbë nga vendi i ngjarjes.

Kujtojmë se vëllai i Petraqit, Vasil Gjika mban dhe detyrën e kryeplakut të fshatit Gracali, ndërkohë që familja ende nuk ka folur për ndonjë konflikt që mund të ketë sjellë ngjarjen e sotme. Më herët, rreth 4 vite më parë, Gjika i shpëtoi një tjetër sulmi me thikë, ku mbeti i plagosur rëndë.